Shqyrtimi i rezolutës çame në Parlament do të shtyhet për vitin tjetër. Kjo është vendosur në Konferencën e Kryetarëve, ku gjatë miratimit të kalendarit të punimeve tre javore të Kuvendit për këtë vit, nuk u shqyrtua fare kjo iniciative të partisë çame. Tashmë futja në procedurë e Rezolutës, shkon automatikisht në fund të janarit, kur dhe fillon sesioni i ri parlamentar për 2013. Ndërkaq Konferenca e Kryetarëve miratoi për të votuar në seancat e mbetura të këtij viti një sërë ligjesh të paketës fiskale, por jo rezolutën çame.
Gjatë seancës së djeshme, kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u është drejtuar me një letër të gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar për votimin në Parlament të rezolutës çame."Është koha, të mos heshtim!Në këtë rezolutë nuk kërkohet asgjë më shumë sesa disa të drejta legjitime universale, që sot janë mishëruar në traktatet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe janë pjesë thelbësore e Bashkimit Evropian, ku aspirojmë të anëtarësohemi. Lexojeni me vëmendje edhe relacionin shoqërues të këtij teksti dhe do të kuptoni motivet e mbrapshta, që e çojnë dikë të thotë se çështja çame nuk ekziston, duke mbuluar me vetëdije një krim tronditës për ndërgjegjen evropiane", thuhet në letër. Ndërkohë që lidhur me këtë kreu i qeverisë tha se Kuvendi do të vlerësojë dhe shqyrtojë rezolutën çame.
"Natyrisht dua të them këtu se kjo nuk bëhet nga një mazhorancë, asnjë forcë politike, kundrejt asnjë lloj forme presioni. Absolutisht, duhet të theksojmë se çështjen çame, së bashku me mikun tim të ndjerë Gramoz Pashko dhe 2 bashkëpunëtorë tanë e kemi ngritur për herë të parë në janar të vitit 1991. Kur kryeministri i Greqisë, Micotaqis u bë kryeministri i parë i një vendi të lirë që takoi opozitën shqiptare, na ftoi në takim në hotel Dajti dhe në atë takim, një ndër problemet që ne shtruam ishte problemi Çam. I thamë se ne kemi çështjen kombëtare, ai tha, kam çështjen gjeologjike", tha ai. Berisha shtoi se koalicioni është i shëndetëshëm. "Mazhoranca është e shëndetshme. Normale që aleatët të shprehin se duke qenë në minorancë në qeveri kanë të drejtë të kritikojnë problemet që kanë. Në Berat është investuar më shumë se kurrë. Ka probleme që janë për tu zgjidhur. Nga Shpiraku gjer në Gramsh, kudo investohet ka disa probleme që do u jepet zgjidhje. Lidhur me Idrizin unë bëra më parë një ekspoze, por të vërtetat janë ato që thashë", tha Berisha.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 18 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Idrizi-deputetëve: Mos na ktheni krahët, votoni rezolutën