Shmangni këto ushqime, nëse keni dhimbje kronike koke

Shmangni këto ushqime, nëse keni dhimbje kronike koke

Dhimbje koke

Dhimbja e kokës shpesh kthehet në një shqetësim dhe krijon pengesa për shumë veprimtari që mund të bëni gjatë ditës. Mund të mos ju ketë shkuar në mendje, por kjo dhimbje vjen edhe si pasojë e kequshqyerjes!

Për të reduktuar dhimbjen e kokës, ju duhet të shmangni patjetër këto ushqime:

Djathin

Sasia e tiraminës që gjendet në djathë varet nga lloji i djathit. Gjithashtu varet nga lloji i përpunimit, fermentimit, madje edhe nga ndotja bakteriale. Shumica e njerëzve mendojnë se djathi sa më i vjetër, aq më të mirë e ka shijen. Megjithatë, kjo gjë nuk qëndron! Djathërat e vjetër shkaktojnë migrenë.

Aditivët

Ata janë kimikate që përdoren për të ruajtur gjendjen, ngjyrën, shijen dhe cilësinë e ushqimeve. Ju duhet patjetër të shmangni ushqimin që përmban natrium-glutamate, ekstrakte të majasë, proteina bimore. Herën tjetër kur planifikoni të blini diçka të ëmbël, mendohuni dy herë.

Alkool
Alkooli është i dëmshëm për trupin në përgjithësi, ndërsa tiroamina që përmban është përgjegjëse për dhimbjet e kokës. Vera e kuqe, shampanja, uiski dhe birrat janë shkaktarët më të zakonshëm të dhimbjes së kokës.

Ushqimi i ftohtë

Nëse temperatura e trupit tuaj rritet për shkak të ekspozimit ndaj diellit, duhet të mendoheni dy herë para se të hani akullore për të rifreskuar veten. Ushqimi i ftohtë me siguri do të shkaktojë dhimbje koke nëse trupi juaj është i nxehtë.

Nitritet

Nitritet janë komponimet e përdorura si konservues në përbërës si salsiçe, sallam pikant, mish i tymosur, kështu që duhet të qëndroni larg tyre në mënyrë që të ulni rrezikun e migrenës.

Çokollata

Edhe pse kakaoja mund të mbrojë qelizat nervore që shkaktojnë migrenën, studimet tregojnë se pothuajse një e treta e dhimbjeve të kokës mund të shkaktohen nga çokollata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?