Shmangu luftën bërthamore SHBA-
Rusi, ndahet nga jeta ish-oficeri rus
Stanislav Petrov, një ish-oficer sovjetik i thirrur “njeriu që shpëtoi botën”, ka vdekur. Vendimi që ai mori brenda disa sekondash më 1983 shmangu luftën bërthamore.
Stanislav Petrov, një ish-oficer sovjetik i thirrur “njeriu që shpëtoi botën”, ka vdekur. Vendimi që ai mori brenda disa sekondash më 1983 shmangu luftën bërthamore.
Stanislav Petrov, një ish-oficer sovjetik, të cilit i njihet merita se shmangu një luftë bërthamore me SHBA ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Petrovi ishte në shërbim në një qendër sekrete sovjetike për paralajmërimet e hershme kur u ndez një sinjal alarmi, që paralajmëroi lëshimin e një rakete bërthamore ndërkontinentale. Nënkoloneli 44 vjeçar duhet të vendoste brenda minutash, nëse Bashkimi Sovjetik po sulmohej.
Ai mund t’ia kishte raportuar sinjalin e alarmit eprorëve, të cilët mund të kishin urdhëruar masa shpaguese. Por në vend të kësaj ai vendosi që ishte një alarm i gabuar.
Vendim i shpejtë, paqe e qëndrueshmeVendimi prej sekondash i Petrovit është fiksuar në dokumentarin e vitit 2014 “
Njeriu që shpëtoi botën”.
“Unë refuzova kategorikisht të isha fajtor për nisjen e Luftës së Tretë Botërore”, tha Petrovi në film. “
Unë u ndjeva sikur po më çonin në një ekzekutim”.
Incidenti, që për pak përfundoi në katastrofë, nuk doli në dritë deri pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Megjithëse me shumë gjasa ai shmangu një luftë bërthamore dhe vdekjen e miliona vetëve, Petrovi vetë kurrë nuk e pa veten si hero, thotë i biri. “
Ai gjithmonë habitej që njerëzit e bënin hero”, thotë ai. “
Ai thjesht kreu mirë detyrën”.
Petrovi vdiq në maj, por lajmi që ai kishte ndërruar jetë u bë publik të martën, kur miku i tij gjerman, Karl Schumacher mori në telefon për t’i uruar atij datëlindjen. Aty i biri i tha se ai kishte vdekur./
DW
Redaksia Olnline
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.8%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
33.6%
Vota total: 1257
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Humbi jetën pasi ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova! 3 të tjerë në gjendje të mirë
27 Korrik, 21:01