Shoferët 'shfrenohen' në fundjavë, policia gjobit për 1 orë 93 drejtues mjetesh

Policia rrugore ka gjobitur për rreth 1 orë 93 drejtuesh mjetesh për parakaime të gabuara. Policia po monitorin fluksin e fundjavës me dron në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan.

Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të ruajnë largësinë e sigurisë nëpërmjet makinave në mënyrë që të shmangen aksidentet.

Deklarata e plotë e policisë:

Rrespekto rregullat, shpëto jetë!

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, monitoron fluksin me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Në këto momente Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara .

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu kujdes, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë. 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente