Shoferi humb kontrollin, makinë përfundon në 55 metra humnerë! 2 të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital

CËRRIK- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një makinë ka përfunduar në një humnerë 55 metra duke lënë të plagosur 2 persona. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në afërsi të digës së Liqenit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “BMW” ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë, e ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve. Në vendngjarje kanë mbërritur forca e policisë, teksa është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të plagosurve dhe më pas dërgimin e tyre me urgjencë në spital.

Report Tv sjell pamje nga aksidenti.

Pamje nga vendi i ngjarjes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 27/03/2021 19:41

    AI ESHTE DRVAR JO SHOFER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb