TIRANE - Shijet muzikore i kushtuan jetën 18 vjeçarit Napolon Mustafa (ne foto) i cili mbrëmjen e djeshme u godit me thikë nga shoferi i autobusit të linjës Kamëz- Tiranë. Vrasja u shënua pasditen e djeshme, rreth orës 18:30 në stacionin që ndodhet përballë portës së Universitetit Bujqësor të Kamzës.
Viktima së bashku me dy shokë të tij kishin marrë urbanin e linjës Tiranë- Kamëz për të ndaluar në lagjen nr 1 në Bathore, ku banonte dhe autori i krimit. Sipas policisë gjatë rrugës të rinjtë kanë nisur të debatojnë me shoferin e autobusit, Mirush Ajazin që të ndërronte muzikën në sfond, ose tia ulte zërin. Shoferi nuk ka pranuar dhe kanë nisur debatet. Në momentin që autobusi ndaloi në stacionin e Institutit Bujqësor dhe kanë nisur të zbresin pasagjerët ka ndodhur përleshja mes viktimës dhe shoferit.
Sipas policisë kanë bërë të ditur se Mirush Ajazi goditi 4 herë me thikë 18 vjeçarin. I riu është nisur menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak por gjeti vdekjen rrugës për shkak të hemoragjisë së rëndë nga plagët në bark dhe në kraharor. Ndërkohë që policia arrestoi autorin e ngjarjes, shtetasin Mirush Ajazi 36 vjec.
HETIMET
Policia thotë se 36 vjeçari kishte konsumuar pije alkoolike edhe pse ndodhej në timon dhe ende nuk e kishte mbyllur turnin. Autori sot do të rimerret në pyetje. Si viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje.
Lajmi fillimisht u publikua ne oren 19:31 të 16 shtatorit dhe u përditësua në orën 09: 10 të 17 shtatorit. Foto u mor nga Panorama.
(db/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com