Kërcënoi në krye të detyrës gazetarin e Report TV Armand Braho, vihet nën hetim shoferi i Bashkisë Pogradec

Kërcënoi në krye të detyrës gazetarin e Report TV Armand Braho, vihet nën hetim shoferi i Bashkisë Pogradec

Armand Braho, gazetari i kërcënuar i Report TV

Korçë- Gazetari i Report Tv, Armand Braho, u kërcënua ditën e djeshme nga shoferi i Bashkisë së Pogradecit, Ylli Blacëri.

Pas denoncimit publik, lajmit dhe reagimit të shoqatave të gazetarëve, ditën e sotme (7 nëntor), ka reaguar me një njoftim edhe Policia e Pogradecit.

Blutë informojnë se shoferi i Bashkisë së Pogradecit, Ylli Blacëri është vënë në hetim.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Y. B., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin A. B., gazetar, për shkak të detyrës”.

Vetë Braho e kallëzoi rastin në organet ligjzbatuese pas ngjarjes ë ndodhur, duke e quajtur një shantazh për shkak të detyrës që ushtron dhe theksoi se nuk do të ndalej në misionin e tij për të vërtetën.

Ai i bëri thirrje edhe organeve ligjzbatuese që të vepronin, teksa Policia nuk dha detaje të tjera shtesë për procedurat e ndjekura dhe nëse i ka kryer veprime të tjera.

Gazetari i Report Tv në Korçë, deklaroi se u përball me një incident të rëndë, ku është kërcënuar nga një punonjës i Bashkisë së Pogradecit gjatë ushtrimit të detyrës si gazetar për pasqyrimin e një aktiviteti.

Gazetari Braho ka bërë edhe një reagim mbi këtë incident të rëndë, ku thotë se është kërcënuar dhe ofenduar nga Ylli Blacëri, me detyrë shofer në Bashkinë e Pogradecit. Braho thotë se kjo ishte një përpjekje për të penguar dhe ushtruar presion ndaj tij për shkak të misionit të tij si gazetar.

Për rastin në fjalë, gazetari Braho i është drejtuar organeve kompetente me një kallëzim për shoferin e Bashkisë Pogradec, Ylli Blacëri, i njohur ndryshe me pseudonimin “Ylli Cepi”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, Cassano vizitë zyrtare në Tiranë

Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, Cassano vizitë zyrtare në Tiranë