Shoferi i Hoxhës, i dënuar edhe në 2006

Dhjetë të arrestuarit e prokurorisë janë hetuar në gjëndje të lirë. Hetimet e zhvilluara kanë nxjerë zbuluar dhe të pandehurin Fatjon Hoxha, i cili nëpërmjet shoferit të tij Ismail Gërbi arrinte të pajiste me dokumenta persona të ndryshëm. Prokuroria e Tiranës ka aritur të dokumentojë katër raste, ku Hoxha është implikuar. Pjesë e këtij grubi ka qënë dhe Keldi Beshi, që njihet si një nga të arrestuarit e grupit të falsifikimit të vizave që njihet ndryshme me emrin "Go West". Ndërkohë që për sa i përket të implikuarit tjetër Ismail Gërbi, ky i fundit në vitin 2006 është dënuar nga gjykata me 2.6 vite burg e 8 milionë lekë për akuzën e "Falsifikimit të lëtërnjoftimeve, pasaportave apo vizave". Veç këtyre emrave në grup bënin pjesë dhe persona të tjerë si, Franklin Frekollari, Mehmet Sula, Ylli Ibrahimi, Artur Demi, Manol Papadhimitro, Adrian Haxhia, etj. Ndërkohë që persona të dënuar për një veprimtari të tillë kriminale janë shtetasit si: Arben Barmashi, Arjan Dabi, Vladimir Bajrami dhe persona të tjerë. Rrjeti funksiononte i bashkuar dhe falsifikikonte dokumenta të çfarëdo llojshme. Goditja e tij u bë nga policia në 24 tetor 2010 gjatë operacionit të koduar "Karteli". Qarkullimi i dokumenteve false në Tiranë niste e kontrollohej pikërisht nga ky kartel i fuqishëm që zotëronte pika tek "Piaca", "Zogu i Zi", "Ali Demi", " 21 dhjetori", "Rruga e Kavajës" etj ku secili kënd i kryeqytetit kishte nga një përfaqësues por gjithnjë me lidhje hierarkie pra piramidale pasi informacioni grumbullohej dhe përpunohej vetëm nga drejtuesit. Gjashtë nga 10 të arrestuarit ishin proceduar penalisht më parë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve çka tregon se ata ishin profesionistë të mirëfilltë sepse në të kaluarën zotëronin pikat e tyre të ndara të falsifikimit. Një tjetër e përbashkët mes tyre është edhe fakti që shumica janë më profesion topografë apo ish-punonjës të kombinatit "Misto Mame" vende ku është përfeksionuar dija e tyre rreth vulave dhe mënyrës së falsifikimit. Klientët mund të merrnin shërbime si vizë shengen false patentë false dhe ndonjë dokument tjetër. Pagesa për këtë shërbim niste nga 100 euro dhe përfundonte tek 800 mijë lekë në varësi të dokumentit fals që kërkohej. Grupi i kishte të gjitha makineritë dhe aparaturat e tjera për falsifikime.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari