Burime nga policia bëjnë me dije se ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka humbur kontrollin e ka përplasur vajzën e mitur megjithatë kjo mbetet pë tu parë nga hetimet e policisë së kryeqytetit.
I riu u arrestua nga policia pas aksidentit në një banesë në të njëjtën zonën dhe njihet si person përdorues i lëndëve narkotike nga banorët e lagjes ku jeton. Gjithashtu ai ka qenë shkaktar i jo pak aksidenteve në Tiranë me automjetin e tij tip “Volksëagen”, me targë AA 416 LY i cili sipas burimeve është bllokuar edhe ndëshkuar disa herë dhe është i njohur për policinë.
Goditja ka lënë të plagosur rëndë babanë e saj, Roland Sh. dhe ka dëmtuar më lehtë nënën. Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi në rrugën e “Thesarit”, siç njihet nga banorët e zonës. Prindërit në momentin që ka ndodhur ngjarja bashkë me vajzën e mitur sapo kishin blerë ushqimet e po dilnin nga marketi e pasi kishin bërë vetëm disa hapa në trotuar
Automjeti ka qenë duke lëvizur nga “Fresku” në drejtim të repartit të forcave speciale RENEA dhe në një moment ka dalë në krahun tjetër të rrugës, në të majtë, ku ka shkaktuar aksidentin.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)