TIRANE – Renzo Bossi nuk është i vetmi italian që preferon cilësinë e arsimit privat shqiptar në krahasim me atë të vendit të tij. Fqinjët e përtej Adriatikut që janë pajisur me një diplomë universitare në Shqipëri janë të paktën 50, bën të ditur një artikull i Corriere.it.
Shqiptarja.com kontaktoi autorin e shkrimit i cili tha se shifra i referohet vetëm universiteteve private shqiptare dhe se burimi i saj është vetë ministria e Arsimit në Itali. Sipas tij, bëhet fjalë për “të dhëna jo përfundimtare”.
Qeveria shqiptare vendosi dje të pezullojë për një vit licencën e Universitetit privat “Kristal” për shkak të parregullsive të vëna re në një inspektim të Ministrisë së Arsimit. Sipas Corriere.it, bëhet fjalë “vetëm për fillimin e një reduktimi të instituteve private, rreth 60 për 3 milionë banorë”.
Gazeta italiane shton se “brenda muajit të ardhshëm Ministria [e Arsimit] do të publikojë një dosje mbi universitetet ku paralajmërohen shumë penalizime”. Gjatë ditëve të fundit janë shtuar kontrollet mbi diplomat e lëshuara në favor të shtetasve të huaj duke filluar nga 2008-a, “për të kuptuar sa i gjerë është fenomeni i diplomave të blera me 8-12 mijë euro”, thonë burime nga Tirana për gazetën italiane.
“Retë shtohen edhe mbi vetë dikasterin”, shkruan Corriere.it ndërsa sjell në vëmendjen e lexuesit se Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit, “rezulton se është – siç shkruhet në kurrikulumin e publikuar në faqen zyrtare – drejtore e departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë pikërisht në Universitetin Kristal. Ajo e ka mohuar – shton gazeta – por dokumenti, ende sot, nuk është modifikuar”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com