I mituri, Martin Cani i cili u vra të hënën e 18 nëntorit nga një bashkëmoshatar i tij me thikë pranë shkollës ‘Fan Noli’ mbrëmjen e djeshme duhet të ishte në stërvitje me shokët e skuadrës së Dinamos dhe jo në morg.
Pas lajmit të rëndë shokët e skuadrës ashtu edhe siç shohim ne video kanë shkuar në stërvitje, por këtë herë nuk luajtën por qëndruan të pikëlluar në tavolina pëe humbjen e Martinit.
Trajneri Egert Bakalli mundohet t’u japë forcë duke iu thënë se kështu është jeta dhe se tani duhet të bëhen të fortë. Më tej trajneri thekson se ata janë në një moshë delikate e duhet që t’i shmangen konflikteve.