Shokohet sërish Amerika! Del VIDEO e një tjetër afrikano-amerikani të vrarë nga policia

Në mes të protestave që kanë shpërthyer në të gjithë Amerikën për vrasjen e George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Minneapolis, duket se tensioni po rritet akoma pas publikimit të një tjetër video që tregon vdekjen përmes mbytjes se një tjetër afrikano amerikani gjatë arrestimit.

Faktet datojnë në 3 mars, por vetëm tani mjekët mjeko-ligjorë të Tacoma, në shtetin e Uashingtonit, kanë bërë të ditur që ata kanë vërtetuar se Manuel Ellis, 33 vjeç, vdiq nga hipoksia, d.m.th. mungesa e oksigjenit në të gjithë organizmin, e shkaktuar nga fakti që agjentët, pasi i shtrënguan prangat, e mbajtën atë të mbërthyer në tokë.

Sipas raportimeve nga Tacoma News Tribune, Ellis, vdiq pasi kishte konsumuar sasi të mëdha droge, por mjekët ligjorë të zyrës së ekzaminerit mjekësor të Pierce County përcaktuan se nuk ishte droga shkaku i vdekjes.

Në ditën e dhjetë të protestave pas vdekjes së George Floyd, Amerika vazhdon të dalë në rrugë, por pa përleshje dhe dhunë. Grupe të infiltruesve kanë braktisur paradat, duke u lënë atyre qytetarëve që protestojnë paqësisht. Shtetrrethimi është vendosur në Los Angeles, Washington, Atlanta dhe Minneapolis, ku zhvillohen ceremonitë e funeralit të Floyd.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë është rrethuar nga një murr gardh Washingtoni po përgatitet për një marrshim gjigand proteste gjatë ditë së sotme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:38
Nata e gjatë amerikane: Mijëra protestues në New York për vrasjen e Floyd

Duke kundërshtuar shtetrrethimin e vendosur nga kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill De Blasio, mijëra njerëz gjatë natës demonstruan kundër dhunës racore.

Plaçkitja dhe vandalizmi i ditëve të kaluara i ka hapur rrugën rprotestave kryesisht paqësore, që janë përhapur në disa shtete pas vrasjes nga policia të afrikano amerikanit Floyd

Presidenti Donald Trump lëshoi ​​një deklaratë për shtyp dhe tha se "Pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë apo besimit, të gjithë duhet të marrin trajtim të drejtë nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Fjalët e Trump, arritën në një kohë kur Shtëpia e Bardhë është e blinduar nga forcat e rendit.

Kandidati Demokratik i Presidencës Joe Biden sulmoi retorikën e Presidentit duke thënë: Fjalët e fundit të George Floyd 'Unë nuk mund të marr frymë' kanë bërë jehon në mbarë kombin kurse Trump është duke u përpjekur të fusë fjalë të tjera në gojën e George Floyd.  Sinqerisht mendoj se kjo është përçmuese. "

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja