Shokohet Sevilla,trajneri Berrizo
i sëmurë rëndë me tumor

Shokohet Sevilla,trajneri Berrizo<br />i sëmurë rëndë me tumor<br>
Trajneri i Seviljes, Eduardo Berrizo, është diagnostikuar me tumor në prostatë. Nga gëzimi i madh pas ndeshjes Sevilja-Liverpul që përfundoi 3-3 tek një lajm i hidhur,kjo është panorama e trishtë tek klubi andaluzian.

Trajneri argjentinas është i sëmurë rëndë. Siç bëhet me dije edhe në një njoftim Berrizo është diagnostikuar me tumor malinj në prostatë dhe ekzaminimet do të përcaktojnë se si do të veprohet më tej me trajtimin.

“Sevilja dëshiron t’i shprehë mbështetjen e plotë trajnerit të saj në këtë moment të vështirë dhe i uron shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin për shtyp.Eduardo Berrizo është 48 vjeç dhe mori drejtimin e Seviljas këtë verë pasi më parë kishte drejtuar Selta Vigon.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës