Shokon presidenti:S’keni punë?
Dilni  e vrisni përdoruesit e drogës
 

Shokon presidenti:S’keni punë?<br />Dilni  e vrisni përdoruesit e drogës<br /> 
Një tjetër deklaratë shokuese është thirrja e Presidentit Filipinas Rodrigo Duterte, në tentativë për të zhdukur të gjithë përdoruesit e drogës.
 
Pasi legalizoi vrasjet e përdoruesve të drogës, ai tashmë u bën thirrje personave të cilet kanë mbetur pa punë të gjejnë një armë e të vrasin përdoruesit e drogës, të cilët sipas tij po vijojnë të thithin fonde të pamerituara nga buxheti i shtetit.
 
“ Nëse keni humbur punën tuaj, ju jap unë një të re. Vrisni të gjithë përdoruesit e drogës”, ka deklaruar Duterte gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të hënë pasi ishte kthyer nga një vizitë zyrtare nga Katari.
 
Më herët ai ka deklaruar se “ Ndjehem shumë keq që jap 2.5 miliardë dollarë për qëndrat e rehabilitimit të të droguarve. Por çfar mund të bëj? Duhet t’i kuroj ata, ashtu si çdo qytetar tjetër në vend.Por unë ndjehem me të vërtet keq për këtë”.
 
Filipinët kanë një popullsi prej afro 100 milion banorësh dhe papunësia është rritur nga 5,9% në 6,6%.

Afro 9000 persona janë ekzekutuar prej qershorit të kaluar,kur Duterte erdhi në pushtet dhe autorizoi vrasjen pa gjyq të përdoruesve të drogës.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë