Miqtë e Luizit nuk pajtohen po aq sa shoku i tyre për dashurinë e tij brenda të gjetur brenda mureve të shtëpisë së BBV. Madje teksa ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ata thanë se kanë dyshime për moderatoren ndërsa një prej tyre tha se nëse do ishte në vendin e Luizit, nuk do e duronte dot.

Biseda:

Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën’

Mario: Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.

Joni: Për Kiarën ndikon shtëpia.