Shoku i Stresit alarmon autoritetet britanike: Aleks Vishaj u dëbua nga Anglia, por u rikthye sërish! Të ruajmë qytetarët nga kriminelët

Shoku i Stresit alarmon autoritetet britanike: Aleks Vishaj u dëbua nga Anglia, por u rikthye sërish! Të ruajmë qytetarët nga kriminelët

Aleks Vishaj 32 vjeç, i njohur si miku i reperit Stresi ka alarmuar autoritetet britanike pasi është rikthyer sërish në Britani. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe për të vuajtur një dënim për vjedhje.

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi atë në Gjermani në prill por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri. Sipas medias britanike 'The Sun', Vishaj ka postuar foto në rrjet ku shihet se po jeton sërish në Londër. 

Ish-kryeinspektori i detektivëve të Met thotë se është e çuditshme se si këta persona arrijnë të futen në Britaninë e Madhe. Më tej ai shton se duhet rritur siguria në kufi, ndërsa duhen ruajtur qytetarët dhe publiku i gjerë nga kriminelët dhe terroristët. 

"Duket se kufijtë tanë kanë më shumë vrima në to sesa një sitë. Kjo ngre pyetjen se si u kthye këtu duke pasur parasysh historinë e tij të mëparshme. A ka kaluar Kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente false? Me siguri ai nuk do të kishte mundur të merrte një vizë për të ardhur këtu?

Ky rast shqetësues dëshmon se si janë kufijtë e këtij vendi. Qeveria duhet të kontrollojë kufijtë tanë dhe të mbajë publikun të sigurt nga kriminelët dhe terroristët."-tha ai.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë