Shoku i Ergys Gjioveshaj që u vra mbrëmjen e 20 prillit në një lokal në Vlorë i ka dhënë lamtumirën mikut të tij duke bërë një thirrje.
Ai u lutet komentuesve në rrjetet sociale që të mos komentojnë pa e njohur mikun e tij, që ka kaluar gjithë jetën në vuajtje.
“Vëllai im apo byrazer se kështu i flisnim njeri tjetrit, me vjen keq qe u ndave kaq i ri me këtë jetë. Rri e shoh disa persona tani që komentojnë nëpër faqet e portaleve komentojnë fjalë pa lidhje pa të njohur kush ishe. O byrazer nuk e dinë që jepje zemrën, ndihmoje këdo. Nuk e dinë që ishe një djalë i mirë dhe i respektueshëm. Ju lutem shumë o njerëz mos shkruani komente pa lidhje kur nuk e njihni një njeri që ka vuajtur gjithë jetën. Një djalë që e respektonte gjithë Vlora dhe jo vetëm. Ah o byrazer nuk të deshi fati po jepu forcë motrave dhe prindërve të tu ta kalojnë këtë dhimbje sidomos nënës tënde që e ke të sëmurë. Vëllai im do më mungosh do më mungojnë shakatë e tua dhe mendimet që më ke dhënë gjithmonë. Vëllai im i lutem Zotit të të çojë në Parajsë se aty meriton të jesh. Lamtumirë byrazer, ngushëllime familjes, kushtuar Ergys Gjioveshit”, ka shkruar Alket Tahiraj.

Pranga autorit 19-vjeçar, 2 të tjerë në kërkim
Policia ka arrestuar mëngjesin e së premtes autorin Gani Tozaj, 19 vjeç në një banesë në lagjen "Ujë i Ftohtë" pranë vendit të quajtur "7 pallatet".
Gjithashtu janë shpallur në kërkim A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzim Krimi"
Si ndodhi vrasja, kamerat fiksuan autorët, viktima u shkoi në tavolinë
Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç mbeti i vdekur rreth orës 23:30 të të enjtes, në një nga lokalet e natës përgjatë Lungomares, në zonën e Ujit të Ftohtë dhe F.H., 28 vjeç, muzikant, A.L., 26 vjeçe, kliente dhe A.Ll., 33 vjeç, kamerier u plagosën aksidentalisht.
Sipas hetimeve të deritanishme të policisë konflikti me viktimës dhe autorëve ka nisur për motive të dobëta.
Ndërkohë ditën e sotme policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë që ndodheshin në lokal, ku sipas burimeve të shtënat me armë kanë ndodhur brenda lokalit.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ne lokal, rezulton se 33-vjeçari i cili mbeti viktimë, ka qenë i shoqëruar me tre persona të tjerë, ndërkohë që është çuar nga tavolina dhe ka shkuar në tavolinën që ndodheshin dy persona të tjerë.
Po ashtu një nga personat që ka qenë ulur ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj i cili është përpjekur të largohet, por vrasësi e ka qëlluar disa herë të tjera gjë që ka sjellë dhe vdekjen e tij.
Ndërkohë nga pamjet e fokusuara nga kamera e sigurisë duket se një prej personave që ndodhej në tavolinë me viktimën ka nxjerrë dhe ai armën dhe ka shtënë në drejtim të vrasësit.
Ergys Gjioveshaj, i dënuar si bashkëpunëtor në vrasje
Më 20 nëntor të vitit 2001 Ergys Gjioveshaj, në atë kohë 16 vjeç, sëbashku me Florian Mecen janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë përballë shkollës “Qemal Ataturk” në Vlorë.
Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere.
“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe“, ishin fjalët e Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin.
Në mbrëmjen e 20 nëntorit të 2001, Ergys Gjioveshaj, ka marrë automatikun që ndodhej në makinën e Florianit, dhe ka qëlluar me bresheri në drejtim të Laert Alushit, duke e dëmtuar atë fillimisht në këmbë dhe më pas në trup.
Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: “ Lëre Lani, lëre, hapu”.
Floriani e ka shtyrë Alushin duke i thënë Ergysit: “Na, bjeri”.
Gjioveshaj u dënua në vitin 2001 me 12 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.
Ergys Gjioveshaj ka qënë në kërkim nga Interpoli dhe është ekstraduar nga Austria në qershor të vitit 2011 për të kryer dënimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Vlorë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com