Shoqëria civile kundër resortit në
Divjakë: Stop urbanizimit të parkut

Shoqëria civile kundër resortit në<br />Divjakë: Stop urbanizimit të parkut
Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ka reaguar sot në një deklaratë për shtyp kundër projektit të Kompanisë Mabetex Group për ndërtimin e një resorti në Parkun e Mbrojtur të Divjakës.
 
“Koalicioni i shoqërisë civile në mbrojtje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta shpreh shqetësimin e lartë në lidhje me ndërtimin e një kompleksi urban në zemër të parkut dhe në shkatërrim të vlerave të tij, të zonës Ramsar të Lagunës së Karavastasë, zonës së Meral zonës së rëndësishme për shpendët, epiqendrës së larmisë biologjike dhe zonave të mbrojtura të Shqipërisë. Urbanizimi i emërtuar si master plan Resort Divjakë Albania dhe i propozuar në formën e sotme pranë autoritetit shqiptare nga kompania Mebatex Group nuk është asgjë tjetër veçse një projekt ndërtimi në një zonë të mbrojtur që kërkon të përfitojë privatisht nga një pasuri kombëtare e ruajtur prej shekujsh dhe e sanksionuar në disa akte ligjore që e kanë zanafillën që prej vitit 1964. Projekti i ndërtimit kërkon zënien dhe zhdukjen e 10% të territorit të parkut ndërkohë që infrastruktura shoqëruese e përbërë nga rrugë, ndriçim, rrjet elektrik, dallgëthyese dhe aktivitete të tjera do të ndikojnë në 100% të sipërfaqes së tij”, tha Valbona Mazreku.
 
Kjo ka qenë kërkesa e koalicionit të shoqërisë civile në mbrojtje të parkut Divjakë – Karavasta. Në konferencën për shtyp Valbona Mazreku, përfaqësuese e shoqërisë civile shpjegoi edhe arsyet se pse kundërshtojnë masterplanin Resort Divjaka.  

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës