TIRANE- Drejtues të Aleancës kundër importit të plehrave, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe analistë të njohur të medias u mblodhën sot paradite para parlamentit në shenjë proteste kundër votimit të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Protestuesit mbajnin pankarta ku shkruhej “Përfaqësues të popullit mos votoni ligjin që vret popullin tuaj”.
Të rinjtë e levizjes Rinia Aktive kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit një peticion me firmat e 3 mijë qytetarëve, ku kërkojnë kthimin për diskutim në komisione të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
(s.g/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com