Shoqëria e mirë iu ndihmon
 të ushqeheni më shëndetshëm

Milano:Në qoftë se do të flasim për drekën e të dielës ose të “ditëve festive”të vijnë menjëherë në mendje gatime mjaft të shijshme si dhe kënaqësinë e të qëniet në shoqëri të mirë. Menutë e bollshme mund të shkojnë mirë një herë në kaq por jo të jenë të përheshme pasi ndikojnë në shëndetin tonë. Për shembull në qoftë se një rosto me patate shkon tek 55-60% të yndyrnave parashikuara për një ditë si dhe 80% më shumë të kalorive që dotë duhej të përfshiheshin në një vakt. Ndoshta do të ishte më e këshillueshme një sallatë me perime sesa disa produkte të sallamit apo ndoshta ndonjë sallatë frutash në vend të një ëmbëlsire. Megjithatë në ditë festive këto pjata të rënda janë të pranushme dhe gjysma e kënaqësisë vjen nga to, por gjysma tjetër nga personat me të cilët po e ndan atë vakt.Sipas studiusve është e rëndësishme sidomos për të rinjtë dhe adoleshentët të konsumojnë vaktet e tyre në shoqëri të familjes. Në bazë të studimeve të ndryshme të kryera vërehet se ushqimi i konsumuar në shoqëri të mirë apo me familjen ndihmon në mirëushqyerjen. Kush konsumon vaktet e tij të paktën tre herë me familjen ka 12% më pak mundësi të jetë mbipeshë, dhe 20% më pak mundësi të të keq ushqehet.Ndërsa ata që konsumojnë të paktën 5 vakte në ditë kanë 35% më pak mundësi të preken nga sëmundje të keq ushqyerjes.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen