Shoqërimi në komisariat i TV lokal
policia: Jo presion ndaj medias

Një ditë pas shoqërimit në komisariatin e policisë së Shkodrës, të kameramanit të një televizioni lokal në Shkodër, ka reaguar policia e cila thotë se hedh poshtë çdo akuzë për presion ndaj medias atje.
 
Në një reagim, ajo ka folur edhe për bojkotin që i kanë bërë mediat për aktivitetet e saj, duke e konsideruar këtë si një hap abuziv.
 
Policia lokale sqaron opinionin publik se reagimi pason bllokimin e një mjeti me targa false të një televizioni privat.
 
Ajo shton se, mbrëmë është bërë konstatimi dhe verifikimi i automjetit tip ‘Fiat’ me targa TR 2742 P, i parkuar mbi trotuar tek zona e njohur si “Dollari", Shkodër dhe pas verifikimeve, automjeti tip ‘Fiat’ me targë TR 2742 P, sipas policisë,  rezultoi me targa false, pasi ajo targë rezulton e një mjeti tjetër tip ‘Volsëagen Passat’ në pronësi të shtetasit G. K.
 
Policia sqaron më tej se bëri shoqërimin e mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe shtetasin Kristian Troshani, që kishte çelësat e mjetit.
 
Shtetasit Kristian Troshani, me detyrë operator në TV lokal Rozafa iu mor deklaratë në ambientet e Komisaritatit të Policisë Shkodër dhe u la i lirë, ndërsa mjeti u bllokua për veprime të mëtejshme.
 
Së fundi, Policia e Shtetit duke vlerësuar rolin e medias në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt, garanton se e sheh atë si një partner të rëndësishëm, por askush dhe për asnjë arsye nuk do të tolerohet dhe të dalë mbi ligjin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
  

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0