Shoqërohet kreu i Vetëvendosjes

Shoqërohet kreu i Vetëvendosjes
PRISHTINË - Visar Ymeri, kryetari i forcës opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, u shoqërua këtë mëngjes nga policia e Kosovës ndërsa ndodhej në banesën e tij. 

Visar Ymeri, kryetar i kësj force politike dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, është shoqëruar nga policia për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore ku është thirrur si dëshmitar. Po ashtu, nga policia është shoqëruar edhe Rexhep Selimi, për të njëjtin proces. Bëhet fjalë për një konflikt që deputetët kanë pasur me kolegun kundërshtar të PDK-së Bekim Haxhiu. Ata kanë munguar edhe në seanca të tjera, e në këto kushte është policia që i merr dëshmitarët.

Qytetarë të rastësishëm kanë bërë publike në mediat kosovare edhe momentin e shoqërimit të tij nga efektivët e policisë. 

Por sipas një njoftimi zyrtar, ky veprim i policisë cilësohet si arrestim në vazhdën e përndjekjeve që sipas tyre po i bëhet deputetëve opozitarë.

"Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”. Të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfshirë këtu kryetarin Visar Ymeri, shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca apo sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, nuk janë njerëz që arratisen prej Kosovës për t’i ikur drejtësisë, siç bëjnë zyrtarët e lartë të partive në pushtet. Të gjithë ne jemi të arrestueshëm, ndryshe nga kriminelët dhe multimilionerët e PDK-së dhe LDK-së që janë të paprekshëm. Por nuk do të vijmë vetë në gjyqet politike të urdhëruara nga pushteti. Do të vazhdojmë rezistencën deri sa ta shpërfaqim krejt dhunën policore dhe shumëstandartësinë gjyqësore të këtij pushteti me karakteristika totalitare", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni