Shoqata e Bashkive: Ende konfuz
për kompetencat e Bashkive të reja

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka shprehur sot shqetësimin për moskuptimin e kompetencave të reja të Bashkive të krijuara pas zgjedhjeve lokale të qershorit të kaluar, ndërkohë që thekson se qeveria nuk po trajton në të njëjtën mënyrë bashkitë, sa i takon financimeve.

Kjo shoqatë thotë se shqetësimet e saj i ka mbështetur edhe një grup raporterësh të KiE.

Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate të shpërndarë për mediat.

Ja deklarata
Shoqata e Bashkive të Shqipërise vlerson raportin e monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, pjese e Keshillit te Europes dhe gjetjet e grupit të raporterëve në lidhje me situatën e pushtetit vendor në Shqipëri.
Nje grup raporteresh te KiE te drejtuar nga holandezi Jos Ëienen, zëvendës President i Komitetit te Monitorimit në Kongres zhvilluan në muajin Shkurt një mission fakt-mbledhës në Shqiperi në lidhje me situaten e reformës territoriale administrative dhe post-efektin e zgjedhjeve locale të Qershorit 2015.
Rapoterët shprehen shqetësimet e tyre – ashtu si Shoqata e Bashkive ka bërë prej muajsh – mbi mënyrën sesi reforma territorial po implementohet.
Në raportin e tyre ata e konsiderojne këtë reformë konfuze për kryetaret e rinj të bashkive, duke theksuar çorientintimin e tyre mbi kompetencat e reja që marrin dhe strukturat që duhet të krijojne.
Në raport theksi vihet tek mungesa e fondeve nga ana e qeverisë për të mbeshtetur nevojat e bashkive të reja. Po kështu raporteret e KiE e konsiderojnë mekanizmin e ndarjes së granteve për pushtetin local si të kontrolluar nga qeveria dhe politikisht të një anshëm në ndarjen e fondeve për njësitë e pushtetit vendor.
Ky shqetësim është në linjë me shqetësimet e Shoqatës së Bashkive e cila ka denoncuar "Fondin Rajonal te Zhvillimit" së është një strukture e politizuar duke diskriminuar financimin me projekte të bashkive që drejtohen nga perfaqesuesit e opozitës.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisē uron dhe dëshiron që qeveria shqiptare të reflektojë ndaj raportit të Këshillit të Europës dhe të jetë bashkëpunuese me përfaqësuesit e bashkive për implementimin e reformës territorial dhe sfidave që ajo sjell.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false