Shoqata e gjuetarëve në Durrës
është kundër moratoriumit të gjuetisë

Shoqata e gjuetarëve në Durrës<br />është kundër moratoriumit të gjuetisë
Shoqata e gjuetarëve të qarkut Durrës janë kundër moratoriumit 5 vjeçar të gjuetisë që pritet të votohet nga qeveria.

Gjatë një takimi me anëtarë dhe aktivistë të gjuetisë , të zhvilluar paraditen e sotme në qytetin bregdetar, ata theksuan se ky moratorium është i padrejtë dhe se bëhet për të favorizuar grupe të ndryshme interesi.

Sipas tyre moratoriumi eshtë i pavlefshëm dhe se vetëm Shoqata e Gjuetarve mund ta mbrojë faunën dhe gjuetinë. Ata të shqetësuar kërkuan largimin e Presidentit të Shoqatës së Gjuetarëve të Shqipërisë, Agron Çela pasi sipas tyre ai nuk po merr masa për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje problematike të gjuetisë.

Më pas gjuetarët paralajmëruan se do të përshkallëzojne protestat nëse kërkesat e tyre për anullimin e moratoriumit të gjuetisë nuk do të merret parasysh nga qeveria.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska