Shoqata e konsumatorëve:
Fundviti, gjithnjë rriten çmimet
"Ne si konsumatorë këtë fakt e bazojmë në rritjen e çmimeve si në produktet ushqimore të cilat prej 20 vjetësh për çdo festë dyfishohen 10 ditë para. Madje dhe disa muaj pas festave tregtarët nuk e heqin çmimin e rritur", ka deklaruar Islam Cani, kryetar i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar.
Shoqata e Konsumatorëve Shqiptarë ka konstatuar se në vendin tonë ekziston një traditë e rritjes së çmimeve gjithnjë para festave. "Ne si konsumatorë këtë fakt e bazojmë në rritjen e çmimeve si në produktet ushqimore të cilat prej 20 vjetësh për çdo festë dyfishohen 10 ditë para. Madje dhe disa muaj pas festave tregtarët nuk e heqin çmimin e rritur", ka deklaruar Islam Cani, kryetar i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar.
Sipas SHKSH- s, këto 10 ditët e fundit të dhjetorit ka një rritje të çmimit tek hidrokarburet në tërësi. Sipas deklaratës së shoqatës sot nafta kushton 183 lekë për litër, benzina 185 lekë dhe për gazin si ngrohje dhe gatim për 10 litra duhet të paguhen 1.600 lekë. "Ndërsa bombolat e vogla që konsumatori i përdor për kafe, kanë rritje çmimi 2%, bombolat 5 litërshe kanë një rritje prej 5%. Këto abuzime nuk janë të vetmet. Koordinatorja jonë në Shkodër thotë se përveç halleve të tjera që kemi, ajo që bie në sy, në këtë situatë të vështirë janë, cilësia e dobët e hidrokarbureve. Ajo ka theksuar se nuk ndizen makinat, varkat etj. Në ndezje, sipas saj, sobat e ngrohjes kanë probleme sepse lënda djegëse është e përzier me ujë, me solar dhe lëndë tjera" ka theksuar kryetari i SHKSH-së.
Në tregun e fruta-perimeve në ish-uzinën Dinamo ku dhe furnizohen një pjesë e mirë e qytetarëve për shkak të çmimeve më të lira ka një rritje prej 20-30 lekë për kilogram nga pak ditë më parë. Bashkia e Tiranës ka deklaruar mbi disa herë se po mban çmimet të pandryshuara me qëllim për të frenuar rritjen abuzive, por në fakt ndodh e kundërta e asaj që deklarohet. Krahasuar me tabelat e çmimeve që publikon Bashkia, vihet re psh se një kilogram domate kushton 90 lekë dhe jo 52 siç tregon tabela e çmimeve të Bashkisë, një kilogram mollë kushton 120 lekë në treg dhe jo 65, etj. Rritjen e çmimeve tregtarët e shitjes me pakicë ia atribuojnë shumicës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44