Shoqata e të larguarve nga
Administrata i çon letër Ramës

Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga Administrata i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama përmes së cilës i ka kërkuar që të pranojë realitetin e vendit dhe të mos krijojë iluzione.

Kjo shoqatë shpreh indinjatën mbi deklaratat e kryeministrit, sipas së cilit ai thotë se vende pune ka, por nuk ka specialistë.

Ajo shpreh shqetësimin se, papunësia në vend po rritet, ndërkohë që vijojnë largimet nga puna të ekspertëve.

Ja letra e plotë e dërguar kryeministrit

Z. Rama edhe për sa kohë do na shesësh iluzionin si të vërtetë?

Zoti Rama tashmë nuk mundemi t’iu quajmë më Kryeministër pasi një Kryeministër i denjë për vendin do të pranonte realitetin dhe situatën e vështirë që po kalon vendi.
Shoqata  për mbrojtjen e të larguarve nga puna shpreh indinjatën e thellë mbi deklaratat tuaja se Shqipëria po lulëzon, por të papunët janë budallenj dhe dembelë një zhargon që vetëm ju mund ta përdorni me popullin tuaj.


Ne tashme jemi në dijeni të plotë se papunësia po shtohet dita ditës dhe këtë mundet ta bëni vetëm ju,çdo ditë po largoni punonjës të specializuar nga puna tashmë edhe në Shëndetësi aty ku ju tashmë sundoni mbi ligjin.

Varfëria në vend është në limitet e saj populli po jeton në mjerim të thellë nga taksat nga politikanët dhe drejtuesit tuaj të korruptuar të cilët tashmë shkelin mbi popull pa mëshirë.
Z. Rama Të papunët ju bëjnë thirrje ndalni dorën e hekurt.


Nertila Qafzezi



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën