Shoqata “Çamëria” kundër paktit
me Greqinë, të shtunën protestë

Shoqata “Çamëria” kundër paktit<br />me Greqinë, të shtunën protestë<br>
Nënkryetari i shoqatës “Çamëria” Dritan Sejko ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në një protestë që pritet të ndodhë të shtunën.

Protesta është përgatitur të organizohet ditën e shtunë në orën 12:00, përpara Rrugës së Ambasadave në Tiranë.
Ajo zhvillohet në kuadër të kundërshtimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, sipas tyre cilësohet një marrëveshje që cënon të drejtat dhe interesat kombëtare.

“Ne sot i bëjmë thirrje çdo shqiptari, nga të gjitha trevat, shoqërisë civile ti bashkohen protestës tonë, ditën e shtunë, në orën 12.00, pranë memorialit të Adem Jasharit, heroit legjendar të trevave tona veriore, që për krenarinë, për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar, të jemi me një zë të fortë kundër të gjithë atyre, që duan të na nëpërkëmbin, dhe t’i japim një mesazh të qartë kujtdo që mendon se mund të na heshtë, në të drejtat tona kombëtare në trevat tona jugore!”, shkruhet në letrën e Sejkos.

 

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024