Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga administrata i është drejtuar përmes një letre Bashkimit Europian, ku i shpreh shqetësimin për largimet nga puna në Bashkinë e Tiranës. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, thuhet se Shoqata ka vënë në dijeni institucionet e BE për rreth 570 të shkarkuarit në datën 31 dhjetor 2015, në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, në kundërshtim me ligjin dhe Kodin e Punës.
“Këta punonjës sot po përballen me një heshtje totale për zgjidhjen e këtij problemi, asnjë nga drejtuesit e institucionit nuk pranon të japë shpjegime për largimin e këtyre punonjësve. Përballë një situate të paprecedentë në të cilën askush nuk dëgjon zërin e tyre, ne sot kërkojmë ndihmë nga ju për të monitoruar nga afër çdo largim nga puna dhe çdo zëvendësim të këtyre punonjësve nga Administrata e Bashkisë”, thuhet në këtë letër.
Gjithashtu, Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga puna informon Bashkimin Europian se të shkarkuarit nga Bashkia e Tiranës janë profesionistë dhe të arsimuar. “Mbështesni të gjithë ata specialistë që prej vitesh punojnë me ndershmëri profesioniste dhe të arsimuar që sot po përballen me presionin e përditshëm të largimit nga puna. T’i mbështesni dhe të qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shqiptare. Me shpresën e një reagimi dhe mbështetje sa më të shpejtë nga ju”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59