Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka bërë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar.
Shoqata Rajonale e Futbollit në Gjirokastër i kërkon FSHF-së numrin e delegatëve si dhe emrat e delegatëve të Shoqatës së Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si dhe i kërkon shpjegime për mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.
Shoqata Rajonale në Gjirokastër bën me dije se në rast të një refuzimi nga FSHF-ja ata do e konsiderojnë mbledhjen e paautorizuar nga ata si nul. Kërkesa e Shoqatës Rajonale është firmos nga shtatë klube futbolli.