Zgjedhje me 'urgjencë në Gjirokastër, federata e Dukës orkestron delegatët e 2 marsit! Votojnë ish-politikanë dhe përfaqësues të klubeve fantazmë

Në Gjirokastër, pavarësisht rezistencës së një dite me parë për të mos zhvilluar zgjedhje në shkelje, Federata Shqiptare e Futbollit ia ka dalë të 'gjejë' një shteg për të mos shkëputur zinxhirin e skemës së skandalit me manipulimet që po kryen me Shoqatat Rajonale të Futbollit.

As kjo nuk është tashmë më një surprizë që vjen nga Armando Duka për të siguruar votat për garën e tij në krye të FSHF në 2 mars.

Pas mbylljes së stadiumit, Asambleja e Gjirokastrës zhvilloi mbledhjen në ambientet e një hoteli privat, kur nga Shoqata Rajonale e Gjirokastrës përmes manipulimit me listat e anëtarëve dhe presionit propozohen emrat e Altin Çomos, Sadik Sadikaj dhe Xhevit Kaçorrit si delegatë për ne Asamblenë e 2 marsit e po ashtu emri i Armando Dukës për garën. 

Xhevit Kaçorri, shefi i klubit Memaliaj, dy ditë më parë kishte firmosur se nuk njihte Asamblenë e organizuar nga FSHF për Shoqatën Rajonale Gjirokastër. Nga ana tjetër, Altin Çomo është një ish- përfaqësues i PD dhe në shoqatën e Gjirokastrës përfaqëson një klub që ka falimentuar prej dy vitesh si 'Luftëtari'. Çomo ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të PD në Libohovë, si dhe ka qenë i emëruar si Këshilltar i Bujar Nishanit dhe gjithashtu, është shfaqur publikisht në krah të ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Shoqata Rajonale e Gjirokastrës nuk ka zhvilluar zgjedhje për kryetar pasi Sadik Sadikaj është votuar në vitin 2020 për një mandat 4 vjeçar.

Një ditë më parë federata tentoi të mbajë zgjedhjet pavarësisht se 7 anëtarë të Shoqatës kishin firmosur një dokument për shtyerjen e Asamblesë zgjedhore kur kishin zbuluar manipulimet e Federatës me shtimin e anëtërve në listat e delegatëve me të drejtë vote, në interes të Armand Dukës.

Brenda datës 10 shkurt anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të bëjnë me dije emrin e delegatit me të drejte vote që do i përfaqësojë në Asamble. Po brenda kësaj date nga anëtarët e FSHF pra nga vete klubet apo Shoqatat duhet te paraqiten edhe kandidaturat për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Për të qenë zyrtarisht kandidat për president të FSHF duhet që të të propozojnë 5 klube ose 5 anëtarë të FSHF. Dhe për të qenë kandidat për Komitetin Ekzekutiv  duhet të të propozojnë minimalisht 2 anëtarë të FSHF. Mandatet si presidenti ashtu edhe Komiteti Ekzekutiv janë 4-vjeçare.

Anëtarët e FSHF që dërgojnë përfaqësues për të votuar në Asamble janë 26 klube futbolli  (10 skuadrat e Superligës dhe 16 të kategorisë së parë), 11 shoqatat, 8 prej të cilave shoqata Rajonale.  Delegate me të drejte vote janë 55 , 26 delegatë të 26 klubeve të futbollit ndërsa 26 janë nga 8 shoqatat rajonale dhe nga një delegate kanë shoqata e trajnerëve, arbitrave dhe mjekësisë sportive.

Për tu zgjedhur President i FSHF-së në raundin e parë duhen 2/3 e votave, pra 37 vota të delegateve dhe në raundin e dytë mjafton 50% plus 1, ose 28 vota. Kandidatet zyrtare mund të quhen vetëm kur të propozohen sipas rregullave. Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha janë shprehur se do të kandidojnë. Duka kërkon mandatin e 6-të pasi ka në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që prej vitit 2002.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fusha: 30/01/2022 16:26

    Ku ka mish atje grumbullohen qente

    Përgjigju
  • Mala: 30/01/2022 12:52

    Ç'eshte kjo "dashuri"kaq e madhe,sa nuk mund te ndaheni nga ky post,sikur eshte trashigim nga babai, gjyshi e stregjyshi.Kjo nuk eshte "mbreteri"!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë