Faza e inventarizimit të shpendëve ujorë ka angazhuar ekipet e numërimit të PPNEA-s dhe ASPBM-s, të cilët po mbështesin censusin ndërkombëtar të shpendëve të ujit, që po organizohet në Shqipëri. Ky census ka si qëllim të përcaktojë numrin e shpendëve të ujit në zonat ku ata kalojnë pjesën më të madhe në periudhën e dimrit.

Ekspertët po përpiqen të realizojnë një numërim të denjë të llojeve të shpendëve, por në të njëjtën kohë kanë hasur edhe gjuetarë të paligjshëm që janë të pranishëm në këto zona, të cilët janë denoncuar për veprimet e tyre të paligjshme.