SHKODER - Pas dekretit të shkishërimit për katolikët që kryejnë vrasje apo që marrin gjak, të shpallur nga Metropolia e Shkodrës, ka reaguar shoqata e Pajtimit të Gjakmarrjes.
Sipas sekretarit të Misionarëve të Paqes, Nikoll Shullani, ky dekret është i parealizueshëm.
Shullani ka folur edhe rreth bashkëpunimit me klerin, por edhe pushtetin e misionarëve që sipas tij nuk ka qenë në nivelet e duhura.
Kisha katolike në veriun e Shqipërisë ka nisur një betejë ndaj fenomenit të gjakmarrjes që vazhdon të jetë një plagë e shoqërisë sonë sidomos në zonat e thella të veriut.
Kisha, duke dashur të parandalojë këtë fenomen të rëndë, që vazhdon prej 500 vjetësh në vendin tonë, ka nxjerrë një dekret të veçantë, ku deklarohet se “kush vret është i shkishëruar”.
(S.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com