Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është kallëzuar penalisht ditën e sotme në Prokurori. Kallëzimi ndaj Dukës vjen për shoqatat fantazmë, të cilat rezultojnë të paregjistruara.

Ka qenë klubi i futbollit të Vlorës 'Flamurtari', që ka depozituar pak më parë në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin ndaj Dukës, duke paralajmëruar se ky është vetëm hapi i parë. 
shoqata
(Kallëzimi për 4 shoqatat fantazmë)

Ndërkohë, FSHF thellon edhe më tej paligjshmërinë. Qeveria e futbollit në vend po mundohet t’i ligjshmërojë shoqatat fantazmë në gjykatë.

VIP Sport raporton se në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, sot është hedhur shorti për regjistrimin e katër prej këtyre shoqatave të cilat kanë të drejtë vote në Asamblenë e FSHF-së. 

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës, Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier dhe Shoqata Shqiptare e Minifutbollit po tentohet të regjistrohen sot nga FSHF për të thelluar edhe më shumë skandalin që i rrethon ato dhe votimin e tyre të jashtëligjshëm në Asamble.

d.c./shqiptarja.com