Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: Do ketë problemë për furnizimin me ujë në disa fshatra! Shkak defekt teknik

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: Do ketë problemë për furnizimin me ujë në disa fshatra! Shkak defekt teknik

Foto ilustruese

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe nesër mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të qytetit dhe zonës së fshatrave. SHRUKD po punon për riparimin e defekteve në tubacionin DN 700 mm që vjen nga stacioni i pompave në Fushë Kuqe dhe që furnizon fshatrat dhe një pjesë të qytetit. Nga mëngjesi i ditës së sotme, grupi i avarive ka nisur punën për riparimin e defekteve në Tarin, Lukje, Shkafane dhe Xhafzotaj.

Këto janë defekte të planifikuara dhe po kryhen në kuadër të masave për reduktimin e humbjeve në mënyrë që të përmirësohet  sasia e ujit që vjen nga burimi i Fushë Kuqes. Ndërhyrjet në fjalë po kryhen në prag të sezonit turistik më mënyrë që të mos ketë probleme që lidhen me furnizimin me ujë gjatë periudhës së verës ku popullsia në Durrës shtohet ndjeshëm.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne