Shoqërimi i avokatit, policia: Ndërhymë të ndërpresim konfliktin, ai goditi me grusht policin

Shoqërimi i avokatit, policia: Ndërhymë të ndërpresim konfliktin, ai goditi me grusht policin

Avokati Gjergj Nela

1603831227_5f987c1137917gjergjneli1.jpg

Policia ka reaguar pas shoqërimit në komisariat të avokatit Gjergj Neli.

Në njoftimin e policisë thuhet se teksa ka ndërhyrë të shuajë një konflikt mes tij dhe një tjetër personi, Nela ka qëlluar me grusht një polic.

Njoftimi i policisë:

Më datën 27.10.2020  rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.

Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve nga oficeri i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik".

 


Lajmi kryesor:

Shoqërohet në komisariat avokati Gjergj Neli, gruaja e tij: E kanë marrë forcërisht! Policia: Qëlloi me grusht efektivin (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin