Shoqëroi, por më pas liroi një të shpallur në kërkim, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan

Shoqëroi, por më pas liroi një të shpallur në kërkim, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan

ELBASAN- Ulian Shpataraku, me detyrë shef seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, është pezulluar nga detyra nga drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë.

AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarkut.

Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Ulian Shpataraku u pezullua nga detyra pasi shpërdori detyrën, pas shoqërimit në komisariat të Endri Filjas, e me pas lënies të lirë të tij, pavarësisht se ishte i shpallur në kërkim nga policia.

‘Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan. Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.’- njofton policia.

Rezulton se Endri Filja, ishte i shpallur në kërkim për përshtatje lokali për përdorim droge. Policët s'e regjistruan në librin e komisariatit duke fshehur shoqërimin dhe nuk njoftuan prokurorin. Në dosje thuhet se Ulian Shpataraku, në kundërshtim me rregullat procedurale ligjorë dhe nënligjorë i ka marrë deklarim Endri Filjas, duke mos bërë ndalimin me iniciativë të tij pasi rezultonte të ishte në kërkim policor. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro