Shoqja e Luizit, Jurgena Tusha ka sqaruar se ka pasur një debat me Kiarën për shkak të llogarisë me mbi 600 mijë ndjekës që menaxhonte më parë, por tani sipas saj, e ka nën menaxhim produksioni i Big Brother.

Në një postim në Instagram, Jurgena tregon se gjatë javës kur Kiara doli jashtë shtëpisë së Big Brother i ka kërkuar që të takohen. Sipas shoqes së Luizit, Kiara i ka kërkuar profilin e Instagram-it duke i thënë se do i hapin një tjetër llogari. Ndër të tjera i kishte përmendur edhe faktin që vetë Kiara e kishte kaluar numrin e ndjekësve të Luizit.

“Jemi takuar me Kiarën dhe kemi pasur një debat! Atë Instagram të madhin të Luizit e ka dashur Kiara ta përdorte për interest e veta. Donte të fliste me produksionin për t’ia dhënë Kiarës dhe ta mbyllte përfundimisht.

Arsyeja ishte ‘po hë se do i hapim një tjetër dhe do të shkojë prap 600 mijë ndjekës, ja unë e kalova Luizin me follow. Kjo s’më pëlqeu fare. Ndërkohë unë dhe familjarët e Luizit po bëjmë cmos ta marrim sërish se është merita e Luizit”, shkroi Tusha.

Tusha shtoi se zgjedh që të jetë realiste e transparente në çdo gjë që thotë, jo të fshihet e të mashtrojë.

Postimi i Jurgena Tushës në Instagram