Shorti i Champions, Mourinho: Ka
edhe disa “peshkaqen” në oqean

Shorti i Champions, Mourinho: Ka<br />edhe disa “peshkaqen” në oqean
LONDËR- Trajneri i Chelsea-s, Jose Mourinho ka deklaruar se ekipi i tij nuk i frikësohet askujt, edhe pse beson se në të tetën e finales së Ligës së kampionëve nuk ka kundërshtarë të lehtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Nuk i frikësohem askujt, jemi të vetëdijshëm që shumë ekipe të forta kanë mbetur në këtë garë. Vitin e kaluar nuk e kem pasur askënd në ekip që luan në këtë nivel dhe ishim aq afër. Mund të ëndërrojmë që kësaj here do të arrijmë. Do të shohim, nëse peshkaqenët na lejojnë, sepse kanë mbetur edhe disa në oqean", theksoi Mourinho.

Ndërkohë, rivalët potencial të Chelsea në 1/8 e finales janë Juventus, PSG, Basel, Bayer Leverkusen dhe Shakhtar. Çiftet e 1/8 së finales së Ligës së kampionëve do të jenë të njohur të hënën pas tërheqjes së shortit në Nyon.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)