Finalja e sezonit të kaluar në Champions League, Atletico Madrid-Real Madrid do të përsëritet këtë edicion në çerekfinale. Ky është verdikti i shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës.
Short që i ka buzëqeshur Bayernit të Mynihut dhe Juventusit që respektivisht do të përballen me Porton dhe Monaco.
Çifti tjetër çerekfinalist është PSG-Barcelona që përsëritet për të disatën herë gjatë viteve të fundit. Para dy sezonesh katalanasit i eliminuan francezët ndërsa ky është viti I duhur që PSG të marr hak edhe pse ndaj një Barcelone të tillë do të jetë shumë e vështirë.
Por vëmendja më e madhe do të përqendrohet tek dy skuadrat madrilene, Atletico-Real. Ku skuadra e Ancelotit këtë sezon nuk ka fituar asnjë derbi madje në shkurt u mposht thellë 4-0 nga skuadra e Simeones.
Me shumë fat Juventusi që do përballet me francezet e Monaco, një rival i kalueshëm ndërsa nuk pritet të ketë problem as Bayerni i Mynihut që ndaj Portos duhet të bëjë detyrën. Ndeshjet e para të çerekfinaleve luhen më 14 dhe 15 prill ndërsa ato të kthimit një javë më pas.
Ja 4 përballjet në çerekfinalet e Champions League:
1. PSG-Barcelona
2. Atletico Madrid -Real Madrid
3. PORTO-BAYERN MUNCHEN
4. JUVENTUS-MONACO
Hidhet edhe shorti i Europa Legue, spikat Wolfsburg-Napoli
Me pas u hodh edhe shorti për cerekfinalet e Europa League ku spikat përballja Wolfsburg-Napoli. Fiorentina e Monteles do ketë përballë Dinamon e Kievit.Fituesit në fuqi Sevilja do udhetojnë në Rusi për t'u përballur me Zenitin ndërsa dueli tjetër është Dnipro-Klub Bryzh.
Ja 4 përballjet në çerekfinalet e Europa League:
1. Wolfsburg - Napoli
2. Fiorentina - Dinamo Kievit
3. Dnipro - Klub Bryzh
4. Sevilja -Zenit
/Shqiptarja.com