Eshte hedhur në Nion të Zvicrës, shorti eliminator i Kampionatit Europian të ekipeve U-21. Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, ka terhequr shortin, i cili e ka vendosur Shqipërinë në grupin e 4 eliminator.

Kundërshtarë të kombëtares së Shqipërisë U-21, në këto eliminatore do të jenë: Portugalia, Izraeli, Greqia, Hungaria dhe Lihteshtejni. Ndeshjen e parë Shqipëria, do të zhvillojë më 30 mars në Lihtenshtejnin, jashtë fushës së saj.
europiani u-21
Në lidhje me shortin eliminator të Kampionatit Europian, kundërshtarët dhe projektin për skuadrën, trajneri Skënder Gega do të japë të premten një konferencë për shtyp në orën 12.00 në FSHF.



d.b/shqiptarja.com