Shorti, përcaktohen gjysmëfinalet e
Champions dhe të Europa League

Shorti, përcaktohen gjysmëfinalet e<br />Champions dhe të Europa League
Janë përcaktuar në Nion dy çiftet gjysmëfinaliste të UEFA Champions League. Goglat kanë shmangur derbin e Madridit duke lënë të hapur mundësinë për një tjetër finale si në Lisbonë.

Reali i Madridit do të ndeshet me Manchester Cityn, teksa ndeshja e parë do të zhvillohet në Angli, ndërsa finalisti do të vendoset në Madrid në ndeshjen e kthimit.

Përplasja tjetër do të jetë mes Atletikos së Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Gjermanët nuk e kanë preferuar ekipin e Simeones në gjysmëfinale përballë, pasi janë ankuar gjithmonë për lojën e ashpër, por goglat menduan ndryshe.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales luhen me datat 26 dhe 27 prill, ndërsa ato kthyese me datë 3 dhe 4 maj.
 
Pas shortit të Champions janë përcaktuar edhe dy 2 çiftet gjysmëfinaliste të Europa League. Liverpool do të përballet me spanjollët e Villarreal, ndërsa mjeshtrja e këtij kompeticioni Sevilla me Shakhtarin.
 
Kështu edhe në Europa League është shmangur përplasja mes ekipeve spanjolle në gjysmëfinale.
 
Ndeshjet e para do të luhen me datë 28 prill, ndërsa ato kthyese me 5 maj.


Real

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)