Shoshori: Sali Berisha në vitin
1975 kërkoi varje në litar për mua

Shoshori: Sali Berisha në vitin<br />1975 kërkoi varje në litar për mua
Hysen Shoshori, i cili për 13 vite me radhë shtypi e shpërndau i vetëm plot 41100 trakte kundër Enver Hoxhës akuzon Berishën.
Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend dëshmitarët?
Unë në atë sallë gjyqi, të mbushur me popull, fiksova një fytyrë që m'u ngulit në mendjen time. Po priste mes këtij populli duke thënë "ky njeri që është marrë me këto trakte të varet në litar", dhe në këtë moment nxori një trakt duke ia tundur kryegjykatësit.
Çfarë bëri ky dëshmitar nëse ju kujtohet?
Ky njeri që priste pranë këtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit të gjykatës, "të varet në litar, që u mor me këto", duke e tundur para popullit dhe sytë e kryetarit të gjykatës. Më habiti se viti që po u gjykoja ishte viti 1975.
I kujt viti ishte trakti?
Ky trakt, duhet të ishte i vitit 1962, sepse m'u kujtua koha që e kisha vendosur na fakultetin mjekësor. Tha "dëgjo, populli kërkon varje në litar, por prapë se prapë partia do të mendojë për ty".
Çfarë dënimi iu dha gjykata?
Me vdekje.
Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?
Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.
A jeni i sigurtë z.Hysen?
M'u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua "të varet në litar". Unë mund t'ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë