Një kitarist 47-vjeçar i muzikës xhaz ka luajtur së fundi një performancë të veçantë me kitarën e tij, teksa po krynte një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr një masë tumoriale në tru.
Artisti Musa Manzini, kitaristi i rrymës Jazz është operuar në tru për heqjen e një tumori me anestezi lokale, ndërsa ka luajtur disa nota muzikore. 47-vjeçari, i është nënshtruar ndërhyrjes, që zgjati gjashtë orë, në spitalin Albert Luthuli të Durban-it.
Vendimi për të kryer një operacion zgjuar u mor nga mjekët me qëllim, që artistit të mund t'i shmangej, një paralizë dhe humbja e funksioneve cerebrale të kontrollit dhe lëvizjes së vullnetshme, veçanerisht të gishtave, për këtë mësohet se doktorët kirurgë i kanë kërkuar që ndërkohë që operohej, ai të luante pjesë muzikore në kitarë.
Manzini ka luajtur në kitarë përgjatë fazës së fundit të operacionit të gjatë, ndërsa mjekët po bënin kontrollin e fundit të gjendjes, nëse çdo gjë ishte në rregull.
Sipas lektorit të muzikës dhe muzikantit të vlerësuar me çmime, ka vuajtur nga kjo gjëndje e rëndë neurologjike që nga viti 2006.
Meqë operacioni u bë në një pjesë të ndjeshme të trurit që mund të ndikonte në funksionimin dhe aftësitë motorike, ekipi i neurokirurgëve të specializuar, të udhëhequr nga Dr Basil Enicker dhe Dr Rohen Harrichandparsad, testuan dhe identifikuan zonave të caktuara të trurit, të cilat mesa duket vihen në punë nëpërmjet gjësë që di të bësh më mirë, duke parandaluar kështu rrezikun e madh të mpirjes së neuroneve.
Sa i përket planeve të tij pas operacionit kitaristi Manzini ka thënë "Unë pres që të kthehem në studio dhe të rregjistroj një tjetër album. Kam shumë materiale që kam shkruar dhe duhet t’i regjistroj”.