EGJIPT-Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me 3 vjet burg ish-presidentin egjiptian, Hosni Mubarak për shpërdorim të fondeve publike. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi dy djemtë e tij, Alaa dhe Gamal, të cilët janë dënuar vetëm me gjobë.
Mubarak me dy djemtë e tij janë të detyruar të paguajnë gjobën prej 3 milion dollarësh në lidhje me akuzat për vjedhje. 86-vjeçari është duke u gjykuar edhe për abuzim me pushtetin dhe komplot në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së viti 2011, që e detyroi këtë të fundit të japë dorëheqjen.
Ish-lideri egjiptian është shpallur fajtor në lidhje me protestën e vitit 2012, së bashku me ish-ministrin e tij të brendshëm, Habib el-Adly, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. Nuk vonoi shumë, kur në janar të 2013-ës, Gjykata e Kassation urdhëroi rigjykim të çështjes.
Në gushtin e vitit që kaloi, një gjykatë tjetër egjiptiane urdhëroi lirimin e Mubarak-ut nga burgu për ta transferuar në një spital ushtarak në Kajro, në kushtet e arrestit shtëpiak.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com