Dy elektriçistë në Maqellarë të Peshkopisë janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas Operatorit të Shpërndarjessë Energjisë Elektrike, bëhet e ditur se
punonjësit e OSHEE me iniciale B.P dhe Sh.M ishin elektricistë prerjesh dhe dyshohet se nuk iu kishin ndërprerë energjinë disa konsumatorëve debitor.

Siç bën të ditur Drejtoria Rajonale e OSHEE Burel, arrestimi id y elektriçistëve u bë pas konstatimit të shpërdorimit të detyrës nga ana e tyre.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)