Shpërfytyrohet David Beckham
habit fansat me pamjen e tij

Shpërfytyrohet David Beckham<br />habit fansat me pamjen e tij
Është kondsideruar si një nga futbollistët më të bukur në botë, por fotoja e publikuar në instagramin e tij ka habitur fansat.

David Beckham duket me një fytyrë plot me shenja dhe me dhëmbë të prishur. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë aksident që i ka ndodhur ish-futbollistit, por përkundrazi është një tjetër sukses i ish-futbollistit.

Ai do të marrë pjesë në filmin më të ri të quajtuar “King Arthur”, më regji të Guy Ritchie. Beckham do të luajë rolin e kalorësit.

beckham

Ky film, me protagonist Charlie Hunnam, do të shfaqet në kinema në fund të këtij viti.

Beckham tha se ai do të presë shumë kritika në lidhje me rolin në film pasi shumë sportistë që kanë dashur të bëhen aktorë kanë dështuar.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar