Shpërndanin lëndë narkotike
policia e Tiranës prangos 4 persona

Katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të Tiranës janë prangosur mbrëmjen e së martës.

Sipas policisë, katër personat e arrestuar janë: Lorenc Bacelli, 37 vjeç, Marius Ali, 26 vjeç, Albi Luca, 27 vjeç dhe Rubin Përzhita, 26 vjeç.

Kapja e tyre ëhstë bërë nga operacioni i koduar “Start 2” pas një hetimi disamujor ku në momentin e arrestimit iu janë gjetur; Një automjet  tip Mitsubishi me targa AA 260 IN, një motor tip papaq pa targa, 2 biçikleta dhe shuma prej 20.000 lekësh të reja dhe 100 euro.

Po ashtu, iu janë sekuestruar edhe 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në 27 porcione, 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në 11 porcione, 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabsi sattiva e ndarë në 15 porcione, fara bime cannabis sattiva , gjithsej 120 kokra (fara) dhe 20 karta sim të kompanive celulare të ndryshme dhe 11 aparate celulare të markave të ndryshme.

Policia saktëson se, ata kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “heroinë” “kokainë” dhe “cannabis sativa” në zonën e Unazës së Re , “Irfan Tomini” , “Fusha e Aviacionit”. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari