Shpërthejnë shqiptarët në Europë
nga Gjermania në Izrael  e Kroaci

Shpërthejnë shqiptarët në Europë<br />nga Gjermania në Izrael  e Kroaci
Hamdi Salihi rikthehet te goli pas katër javësh mungesë duke shënuar një dopietë në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të kampionatit izraelit në fitoren e Hapoel Ironi Akko në transfertë ndaj Hapoel Raanana me rezultatin 0-2. Ky është goli i tretë për Salihin në gjashtë javë në Izrael.

Shkodrani realizoi një paraqitje mjaft të mirë për ekipin e tij duke qenë më i miri në fushë. Salihi në ndeshjet e fundit nuk ka qenë titullar në ekipin e De Biasit, por me golat e fundit duket se do të bindë italianin e ekipit kombëtar që t’i besojë sërish.

Sokol Cikalleshi gol në kupë
Sokol Cikalleshi ka arritur një fitore historike me skuadrën e tij RNK Split në kupën e Kroacisë, pasi ishte edhe protagonist duke shënuar një gol në fitoren 2-0 përballë Osijekut duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës.

Kavajasi ishte autor i golit të dytë të ndeshjes për ekipin e tij duke vulosur kështu edhe kalimin e turit. Me golin e shënuar sot në ndeshjet e kupës së  Kroacisë, Cikalleshi regjistron 5 gola në 12 ndeshje me RNK Splitin. Paraqitja e sulmuesit të ekipit kombëtar është pozitive duke marrë në konsideratë faktin që ky është vetëm edicioni i parë në Kroaci.

Në Gjermani 4 gola shqiptarë
Freiburgu është kualifikuar për raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë duke mposhtur Munchen 1860 me rezultat 2-5. Protagonistë në këtë ndeshje të ishin shqiptarët. Valdet Rama shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në anën tjetër, Admir Mehmedi arriti të shënojë tre gola.

Admir Mehmedi dhe Valdet Rama me paraqitjen e sotme i dërgojnë një sinjal të qartë edhe trajnerit De Biasi për më shumë besim në të ardhmen. Theksojmë që kombëtarja në Nëntor do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Francën dhe me Italinë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë