Një aeroplan i vogël është rrëzuar në afërsi të Lisbonës në Portugali.

Pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Portugalisë, dyshohet se aeroplani të këtë shpërthyer në ajër dhe më pas është rrëzuar.
Sipas mediave lokale ne kete aksident ajror kane humbur jeten 5 persona.

Nga të dhënat e komandantit operacional Miguel Cruz dhënë për agjencinë “Associated Press” mësohet se viktimat janë një pilot zvicerian,tre pasagjerë nga Franca dhe një shofer kamioni nga Portugalia, i cili u godit nga avioni.

Nga rrezimi i aeroplanit ka pasur deme të mëdha të disa banesave që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com