Shpërthen Cikalleshi, Gashi zgjedh
Amerikën, por rrezikon Euro 2016

Shpërthen Cikalleshi, Gashi zgjedh<br />Amerikën, por rrezikon Euro 2016
E çuditshme, por e vërtetë, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi refuzon ofertat në kontinetin e vjetër duke lënë Europën dhe Baselin për të luajtur përtej oqeanit me skuadrën e Colorado Rapids në SHBA.

Gashi kaloi me sukses dhe vizitat mjekësore me klubin amerikan përpara se të hidhte firmën e tij mbi kontratën 4-vjeçare, ndërsa te skuadra e re ai do të mbajë veshur numrin 11.

Në dy vitet e fundit me Baselin, Gashi ishte shpallur sulmuesi më i mirë i kampionatit si golashënues, por përplasjet me trajnerin bënë që të largohet, pasi nuk po gjente hapësira. Me transferimin sulmuesi rrezikon Kombëtaren.

Ndërkohë që Sokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Turqisë, teksa realizoi golin e 7 në fitoren 4-0 që Istanbul Basaksehir arriti ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Tepecikspor duke ndihmuar Istanbul Basaksehir të kualifikohej në fazën çerekfinale. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim